Lindë gruaja me koronavirus, foshnja në gjendje të mirë.
Një nënë e infektuar nga koronavirusi në Itali ka lindur foshnjën e saj në mënyrë natyrale pas 7 orësh. Fëmija ka lindur pa koronavirus dhe ndodhet në një gjendje të mirë.
Siç raportohet nga gazeta Il Tirreno, një nënë ka shkuar në spital për të lindur foshnjën e saj, por mjekët zbulojnë se ajo ishte e infektuar nga koronavirusi. Ajo u shtrua direkt në departamentin e sëmundjeve infektive.
Mjeku, Roberto Marrai, i cili drejton departamentin e obstetrikës, siguroi që lindja të ndodhte në siguri maksimale.
“Kur pacientja mbërriti ajo nuk ishte e sëmurë, por disa simptoma na shtynë që t’i bënim analizat e koronavirusit. Rezultati doli pozitiv ndërkohë që gjithçka ndodhi në mënyrë të sigurt që mos prekeshin as pacientët dhe as stafi i spitalit”, u shpreh ai.