Gruaja me probleme mendore tenton ta godas me mjet të fort arkëtaren në një market

15:19 | 14 May 2019

Një grua me probleme mendore ka tentuar ta godas me mjet të fortë në fyt një punëtore në arkë në një market të madh në Mitrovicë.

Për të mos ndodhur me e keqja, ka ndërhyrë sigurimit i lokalit i cili ia ka pamundësuar agresorit që ta godas punëtoren në arkë.

ORAinfo ka siguruar edhe një foto nga momenti kur sigurimi e shtrinë për tokë gruan duke ja marrë nga dora mjetin e mprehtë.

Nuk dihen motive që kanë dërguar gruan që të tentojë ta godas punëtoren e arkës, por mësohet se gruaja ka probleme mendore.

ORAinfo ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahitin.

Ai ka thënë se ende nuk marrë ndonjë informatë për rastin në fjalë. /ORAinfo/

Komento: