Gruaja në Malishevë dyshohet se rrahu fëmijën e saj trevjeçar dhe burrin

23:06 | 10 October 2022

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur sot në Malishevë.

Atje një grua dyshohet se e ka sulmuar fizikisht fëmijën dhe bashkëshortin e saj.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj

“Sot stacioni policor në Malishevë e ka arrestuar një femër e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijën dhe bashkëshortin e saj. Me vendim të Prokurorit të Shtetit e njëjta është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj.

Ai tha se “sipas mjekut që i ka trajtuar viktimat, ata kanë pësuar lëndime të lehta”.

Komento: