Gruaja në Pejë i lë të vetëm në banesë fëmijët e saj 2 dhe 3 vjeç, arrestohet

21:52 | 07 Janar 2023

Është arrestuar një grua në Pejë pasi dyshohet se i kishte lënë fëmijët e saj në banesë vetëm dhe pa asnjë përkujdesje.

Në njoftimin e Policisë të shtunën thuhet se gruaja është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e sajë pa asnjë përkujdesje. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Komento: