Gruaja në Prishtinë arrestohet pasi ia mbylli derën e banesës bashkëshortit dhe tentoi ta godasë

15:26 | 08 Qershor 2025
Gruaja në Prishtinë arrestohet pasi ia mbylli derën e banesës bashkëshortit dhe tentoi ta godasë

Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi kishte tentuar ta godasë bashkëshortin e saj dhe më pas ia kishte mbyllur derën e hyrjes së banesës, duke i pamundësuar hyrjen në shtëpi.

Sipas deklaratës së viktimës, gruaja e tij ka probleme shëndetësore, të cilat mund të kenë ndikuar në sjelljen e saj.

Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti mbetet në trajtim nga autoritetet kompetente.

Komento: