Gruaja në Prishtinë dhunohet nga një burrë nga Maqedonia Veriore

09:26 | 03 Tetor 2021

Një grua në Prishtinë është rrahur dhe dhunuar disa herë nga një burrë, shtetas i Maqedonisë Veriore.

Rastin e ka raportuar viktima, e cila ka deklaruar se i dyshuari ndodhet në një shtet tjetër.

“DHUNIM /Prishtinë NN – NN. Viktima femër kosovare e mitur në prezencën e PQS-së ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton lajmi.net.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Komento: