Gruaja nga Amerika diagnostifikohet me koronavirus, shkon për t’u shëruar në Kinë

20:46 | 16 March 2020

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës.

Një grua ka arritur t’ia hedhë kontrollit të ushtuar në aeroport dhe ka fluturuar nga Los Angeles për në Pekin, për të trajtuar koronavirusin e ri, shkruajnë mediat e huaja.

Gruaja me origjinë kineze, e cila jeton prej vitesh në SHBA së basku me familjen, pretendon se tre teste të kryera për COVID-19 kishin rezultuar negative në Amerikë dhe vetëm pas kontrolleve në Pekin, rezultoi se ajo ishte mbartëse e virusit famëkeq.

Aktualisht zonja Li është duke u mjekuar në karantinë, ndërsa burri dhe djali i saj ndodhen nën vëzhgim mjekësor në izolim, shkruajnë mediat e huaja.

Gruaja është shprehur se filloi të përjetojë një seri simptomash të ngjashme me ato të virusit, duke u përfshirë të dridhurat, ethe, kollë dhe temperaturë që nga 1 marsi, kohë kur njëri nga kolegët e saj të punës, rezultoi pozitiv pas testeve të kryera për COVID-19.

Megjithatë ajo shkoi në një spital lokal më 3 mars dhe iu dhanë disa ilaçe anti-virale.

Por, shqetësimet e saj nuk përfunduan dhe në këto kushte u drejtua përsëri për në spital, por edhe testet e tjera të kryera nuk treguan ndonjë anomali.

Por kur u drejtua përsëri në 11 mars për t’u vizituar në spital, skanimi tregoi se ajo kishte pneumoni.

Megjithatë ajo pretendoi se spitali ku u vizitua nuk pranoi ta trajtonte.

Për të marrë trajtimin e nevojshëm, zonja Li u detyrua për të udhëtuar drejtë Kinës, ku ndodhet dhe aktualisht.

Sapo mbërritën në vendin aziatik, çifti së bashku me djalin u drejtuan për në spital.

Pas ekzaminimeve, rezultoi se zonja Li ishte mbartëse e koronavirusit të ri, ndërsa bashkëshorti i saj dhe djali nuk kanë paraqitur simptoma. Por momentalisht po mbahen në izolim nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, ndaj gruas është hapur një hetim nga policia në SHBA.

Ato e akuzojnë zonjën Li për parandalimin e kontrollit të sëmundjeve infektive, pasi gjatë kontrolleve në aeroport ajo ka përdorur një ilaç kundër etheve për t’ia hedhur autoriteteve.

Komento: