Gruaja nga Fushë-Kosova e gjen babanë e vdekur para 7 viteve në listë të votimit

14:42 | 06 October 2019

Sot, po mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Një qytetare nga Fushë-Kosova i ka thënë ekipit të Televizionit 7 se derisa ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, e ka parë në listë emrin e babait të saj që ka vdekur në vitin 2012.

Ajo në një prononcim për Televizionin 7 thotë se familja e saj ndihen të ofenduar pasi edhe më tutje KQZ’ja nuk e largon emrin e personit të vdekur gati 8 vjet më parë.

“Babai im ka vdekur që 7 vjet dhe e pati emrin në listë. Kjo është ofendim për neve. Ai ka vdekur në spital është në librin e regjistrit të vdekjeve. Kjo na shkakton dhimbje dhe ofendim”, ka thënë Flora Raka nga Fushë-Kosovë.

Tutje ajo tregon se janë ankuar dy herë në zgjedhjet e kaluara se emri i tij figuron në listë, dhe edhe përkundër kësaj ai nuk është hequr.

“Jam ankuar dy herë më parë dhe emri i tij akoma është në listën e votimit”, ka thënë ajo.

Komento: