Gruaja nga Gjilani tash e dy javë e zhdukur, flet motra e saj

14:51 | 23 June 2019

Rastet e zhdukjes së personave janë bërë mjaftë të shpeshta në vendin tonë.

Një grua ka raportuar në polici se motra i është zhdukur. Sipas saj, motra ka dalë nga shtëpia rreth dy javë më parë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Ajo ka thënë se nuk është hera e parë që motra i ka dalur nga shtëpia.

Policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjilan 14.06.2019 – NN. Me datën 22.06.2019 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se prej datës 14.06.2019 motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj.

Sipas ankueses nuk është hera e parë që viktima ka dalë nga shtëpia. Njësit policore janë duke e hetuar rastin.

Komento: