Gruaja nga Lipjani raporton se kunati e largoi nga shtëpia pas një mosmarrëveshje, dërgohet në strehimore me dy fëmijët

09:03 | 06 Prill 2024
gruaja-nga-lipjani-raporton-se-kunati-e-largoi-nga-shtepia-pas-nje-mosmarreveshje,-dergohet-ne-strehimore-me-dy-femijet

Një grua në Lipjan ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj e ka larguar nga shtëpia.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Për rastin është njoftuar prokurori, derisa nuk raportohet për të arrestuar.

“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 05.04.2024 – 15:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Komento: