Një grua është aksidentuar dje në Prishtinë.
Gjatë ditës së djeshme një aksident i rëndë ndodhi në Prishtinë.
Nga një kamionetë në lëvizje u godit gruaja e cila ishte shtatzënë dhe po ecte përgjatë trotuarit.
Përpos që u godit fuqishëm nga kjo kamionetë, gruaja humbi edhe fëmijën. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ajo tashmë është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Për t’u trajtuar asaj i duhet të transferohet në Tiranë apo në Shkup dhe për këtë i nevojiten mjete financiare, transmeton Indeksonline.
Kushdo që ka mundësi ta ndihmojë atë le të kontaktojnë në numrin e shënuar më poshtë.
Numri kontaktues është: 043 857 755-Valon Tahiri.