27 vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë.
Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore.
Procesin e lindjes gruaja me inicialet M.B. e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj.
Megjithatë ai nuk jetoi gjatë.
Nga dhoma ku lindi, 27 vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta, raporton T7.
Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave.
Familjarët e saj kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por që foshnjën nuk e shihnin askund.
Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin.
Një veprim të tillë, 27-vjeçarja e kishte bërë edhe më herët.
Sipas njerkës së saj, ajo edhe vitin e kaluar e ka privuar nga jeta fshehurazi një fëmijë që e kishte lindur.
Sipas familjes së saj, 27 vjeçarja nuk është e martuar.
GazetaExpress shkruan se T7 mësoi se M.B kishte të dashur dhe e ka vizituar shtëpinë e këtij të fundit.
Mirëpo, prapa kamerës, familjarët e të dashurit thanë se fëmija nuk ishte i djalit të tyre.
Këto veprime mizore e dyshuara i kishte bërë me vetëdije të plotë.
Mjeku kujdestar, i cili e kishte kontrolluar atë thotë se 27 vjeçarja nuk kishte probleme.
Ndërkohë, prokuroria në Prizren bën me dije se gruaja nga Prizreni me urdhër të prokurorit është në paraburgim për dyzet e tetë orë.
E dyshuara , ani pse jetonte në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes, nuk u ka treguar atyre nëse ka pasur probleme që do të mund ta shtynin ta kryej aktin makabër.