Gruaja që u godit nga treni ka pësuar lëndime të rënda, po trajtohet në emergjencë

19:03 | 26 Mars 2024
gruaja-qe-u-godit-nga-treni-ka-pesuar-lendime-te-renda,-po-trajtohet-ne-emergjence

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi e njëjta është goditur pasditen e sotme nga treni i linjës Prishtinë-Pejë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Agron Çitaku, mjek kujdestar në emergjencën e QKUK-së ka thënë  se gjendja shëndetësore e viktimës është e rendë dhe e njëjta po trajtohet nga stafi mjekësor.

Ndërsa nga policia kanë thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënëFlora Ahmeti/Indeks/

Komento: