Gruaja që humbi jetën në shtëpinë që u dogj në Gjakovë jetonte e vetme.
Një grua ka vdekur mbrëmë në shtëpinë e saj në fshatin Shishman i Bokës të Gjakovës. Gazeta Express merr vesh se bëhet fjalë për X.B 74 vjeçare e cila jetonte e vetme në shtëpinë që iu përfshi nga zjarri.
Si pasojë e zjarrit 74 vjeçarja është ngufatur nga tymi dhe ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 22:00.
Nga policia rajonale e Gjakovës thanë ekipi i emergjencës ka konstatuar në vendin e ngjarjes se e moshuara nuk kishte shenja jete.
“Me datë 24.07.2019 në ora 22:10, policia në Gjakovë ka marr informacion për një incident zjarri në fshatin Shishman i Bokës. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes përfshirë edhe zjarrëfikësit me mjekun kujdestar. Mjeku në vend ngjarje ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, tha policia për Gazetën Express.
Ende nuk dihen rrethanat se pse është shkaktuar zjarri.”Policia në bashkëpunim me ekspertin e zjarreve po punojnë intensivisht në zbardhjen e rastit”, tha policia.
Viktima me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në IML për autopsi.