Gruaja shqiptare privon nga jeta binjakët e saj, dalin detaje ‘tronditëse’

18:17 | 08 Qershor 2020

Një grua ka privuar nga jeta binjakët e saj.

Ka dalë analiza e dy fëmijëve binjakë në Berat të cilët humbën jetë në mënyrë të mistershme.

Sipas analizave baktereologjike, fizike dhe kimike, mësohet se në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, ndërkohë që edhe qumështi me kuti që përdorej për të ushqyer fëmijët nuk ka pasur në përbërjen e tij elementë toksikë.

Kështu, raportohet se vdekja e të vegjëlve ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të mungesës së ajrit.

Mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre, ka sjellë asfiksimin e foshnjave, dhe më pas vdekjen e tyre, sipas ekspertëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 26 Janarit të këtij viti në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.

Nëna e foshnjave 5-muajshe, Merushe Agalliu, pasi kishte ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur, dhe më pas i gjeti pa shenja jete.

Komento: