Gruaja shtatzënë goditet nga rryma derisa ishte duke bërë dush, lind foshnja para kohe

11:03 | 29 Gusht 2021

Një grua shtatzënë në javën e 34 -të u godit nga rryma elektrike derisa ishte duke bërë dush ditën e djeshme, 28 gusht në Mesagne, Brindisi.

Ajo është shtruar në spital në kujdes intensiv në kushte shumë serioze. Foshnja lindi para kohe, me operacion cezarian urgjent dhe është jashtë rrezikut, por është duke u monitoruar nga mjekët e spitalit Perrino në Brindisi, ku ndodhet edhe nëna.

Lajmi u bë i ditur nga Nuovo Quotidiano di Puglia. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, gjatë një stuhie.

Shkaqet e aksidentit nuk janë të qarta. Gruaja është 42 vjeç, burri i saj ishte në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja dhe menjëherë lajmëroi shërbimet e urgjencës. Policia nisi një hetim për të zbuluar origjinën e shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Ne bëmë një operacion cezarian dhe i garantuam mbijetesën fëmijës. Afatet kohore ishin vendimtare, vetëm në një repart të nivelit të dytë, si i yni, është e mundur kjo”.

Këtë e tha shefi i gjinekologjisë në spitalin Perrino në Brindisi, Paolo Amoruso, i cili foli dje së bashku me ekipin e repartit pasi gruaja 42-vjeçare shtatzënë mbërriti në urgjencë në gjendje shumë të rëndë, e goditur nga rryma elektrike, shkruan Ansa.

Nëna tani është në koma farmakologjike, e shtruar në kujdes intensiv. Gjendja e saj mbetet shumë e rëndë.

Komento: