Gruaja shtatzënë goditet nga vetura në Vushtrri, dyshohet se ka humbur binjakët ende të palindur

11:10 | 24 Dhjetor 2023
gruaja-shtatzene-goditet-nga-vetura-ne-vushtrri,-dyshohet-se-ka-humbur-binjaket-ende-te-palindur

Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi dyshohet se ka goditur një këmbësore shtatzënë.

Sipas raportit të Policisë, gruaja dyshohet se ka humbur binjakëet ende pa lindur, ndërsa ajo është në gjendje të rëndë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME – FATALITET- Vushtrri 22.12.2023-17:00. Me 23.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Komento: