Gruaja shtatzënë në gjendje të rëndë pas aksidentit, burri i saj ka lëndime më të lehta

23:08 | 22 Shkurt 2023

QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të çiftit të lënduar nga aksidenti në Ferizaj.

Përveç katër të rinjëve që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, të lënduar kanë mbetur edhe një çift, që po trajtohet në QKUK.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, për Klankosova ka bërë të ditur se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq burri ka lëndime më të lehta dhe po merr trajtim.

“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bējnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, thuhet në konfirmimin e Fazliut.

Ndërkaq, Klan Kosova merr vesh se gruaja e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, është shtatzënë.

Komento: