Gruaja u njoftua në internet me vëllanë e Lorenades, ja si nisi mashtrimi i madh

18:04 | 08 Maj 2019

Në mediat shqiptare, por edhe ato zvicerane po vazhdon skandali i reperes së re kosovare, Loredana Zefit, e cila së bashku me vëllain e saj dyshohet se kanë mashtruar një çift zviceran, duke u marrë atyre afro 1 milion franga.

Gazeta zvicerane 20 Minuten, shkruan se si rodhi ngjarja e cila kishte nisur qysh në vitin 2016, ku viktima femër që tashmë është e njohur për publikun, Petra ka rrëfyer gjithë grackën që iu bë, përcjellë Indeksonline.

“Për të kuptuar se si mund të kishin ndodhur gjërat, duhet të kthehemi në qershor të vitit 2016. Në atë kohë, Petra u njoftua me një të ri përmes internetit, vëllain e Loredanas, në internet. Së shpejti, ata u bënë miq. Miku i tij i ri erdhi edhe për ta vizituar atë dhe burrin e saj për të pirë kafe me ta. Dy muaj pas takimit të tyre, Petra dhe burri i saj huazuan 87,000 franga, për të riun në mënyrë që ai të mund të ndihmonte nënën e tij të sëmurë, i cila kishte nevojë për një veshkë të re”, shkruhet në gazetë.

Vëllai i reperes madje pretendonte se ishte një punonjës i EuropAiport në Basel – Mulhouse, e që çifti më pas i dhuroi mikut të tij të ri edhe 200.000 franga borxh, ku ai shpresonte që do të fitonte në kazino për të paguar borxhet e tij.

Foto: Çifti zviceran

Por, nuk përfundon këtu, në gjithë këtë skenë mashtrimi, paraqitet një person i tretë, që supozonte që do të ishte shpëtimtarja e çiftit, por që doli të jetë bashkëpunëtorja e mashtruesit, e që është Loredana.

Sipas “20 Minuten”, ajo arriti t’i nxjerrë çiftit 700. 000 franga për t’i bërë ata të besojnë se këto para ishin të nevojshme për të rimarrë paratë e tyre.

Mashtrimi dhe humbja e një pjesë të pasurisë së tyre, e ka shtyrë zonjën Petra që ta mendojë edhe vetor.asjen. Ndërsa thuhet se të gjitha transaksionet bankare që janë bërë nën kërcënimin dhe kanosjen e çiftit zvicerian.

Foto: Lorenada me vëlluan e saj

Ndryshe, Loredana pas prangosjes është liruar nga policia, deri në një vendim tjetër të organeve të rendit në Zvicër.

Kujtojmë, që ky është skandali më i madh që ka ndodhur nga një e famshme shqiptare, e cila synonte famë edhe përtej kufijve.

Ndërsa, jeta luksoze e Loredanës dhe bashkëshortit të saj, Mozzik po vazhdohet të komentohet nga opinion, ngase brenda një kohe të shkurtër, ata u bën me shtëpi, veturë të shtrenjtë e marka prestigjioze, një jetë që vetëm yjet hollivudiane kanë.

Komento: