Gruaje tij e ka ditëlindjen, Jakup Krasniqi me vargje emocionale nga Haga e uron atë

13:39 | 15 Maj 2021

Gruaja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi i cili gjindet në Hagë feston sot ditëlindjen e 61-të.

E urime për të nuk ka lënë pa dërguar as vet Jakup Krasniqi.

Vajza e tij, Gresa Krasniqi ka publikuar fjalët prekëse e emocionale që ka shkruar Jakup Krasniqi nga qelia e paraburgimit në Hagë.

Postimi i plotë:

Urime ditëlindjen Nanë

Çdo ditëlindje tjetër e festofsh pranë babit, uroj te jetë ky një vit i bukur per ju të dy!

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje.

Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri.

Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! “

Jakup Krasniqi

15 Maj, 2021.

Komento: