Edhe sot është rrahur gruaja rome që u bë “lajm” ditë më parë.
Deputeti i komunitetit RAE në Kuvendin e Kosovës, Danush Ademi ka reaguar për sulmin fizik që ndodhi ndaj gruas rome sot në Ferizaj.
Ademi e ka quajtur të turpshëm veprimin e të rinjëve dhe u ka bërë thirrje organeve të shtetit që të marrin masa.
“Ajo nuk është e sëmurë psiqike, sepse po shohim raste të ndryshme nëpër qytet. Organet e rendit duhet të mirren me sulmin”, tha Ademi për T7.
“Unë nuk e di, qysh e kishin arsyetu organet e shtetit, nëse kishte ndodhur diçka e keqe. Nëse ata kanë dekalraur që e kanë marrë në mbështetje, dhe kjo ndodh sot, kjo me të vërtetë është një turp”, shprehet Ademi.
Gruaja rome u sulmua për herë të dytë sot në Ferizaj, para dy ditësh ajo u sulmua në Lipjan.