Gruas kosovare i vdes çika në duar në sallën e lindjes, mësohet kush është ajo

16:43 | 14 September 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Gjilan.

Ishte e bindun se çika e saj ka me kalue procesin e lindjes me sukses si gjithë pacientet e tjera që i kalojnë nëpër duer. Prandaj vendosi me u futë në sallën e lindjes bashkë me të.

Por, infermierja nga Gjilani pa tmerrin me sy. Derisa po asistonte në lindjen e çikës, e cila solli në jetë djalin e dytë, ndodhi ajo që s’e priste.

Çika i vdiq nga gjakderdhja mbas lindjes me operacion, ndërkaq nipi i pshtoi. E gjithë ngjarja e dhimbshme ndodhi të Mërkurën e 11 Shtatorit të këtij viti.

E ndjera, 32-vjeçarja, ndrroi jetë në Spitalin e Gjilanit, pak mbasi e lindi foshnjën e saj të gjinisë mashkull.

Vdekja e pacientes, simbas mjekëve të spitalit ku ajo lindi, nuk ka ardhë si pasojë e neglizhencës, por për shkak të disa komplikimeve shëndetësore të cilat iu shfaqën mbasi që e kreu procesin e lindjes.

Detaje për këtë rast të randë ka dhanë të Premten drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka konfirmue se vdekja e 32-vjeçares ka ndodhë si pasojë e nji gjakderdhje që tashma e ndjera kishte pasë mbas lindjes.

Mjeku Hajrullahu ka hedhë poshtë dyshimet se në këtë rast ka pasë naj neglizhencë të mjekëve. Ai ka deklarue se mjekët e kanë krye me përgjegjësi punën e tyne.

“Vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes. Gjithçka ka qenë në rregull edhe sa u përket shërbimeve shëndetësore gjatë lindjes. Por komplikimet u shfaqën pas dhe përkundër angazhimit të stafit mjekësor pacientja ka ndërruar jetë”, ka thanë doktori.

Ai u shpreh se e ndjera kishte pasë “Gjakderdhje dhe emboli-shkoku hemorragjik”.

Komento: