Gruja e Kemailit zbulon se kush do të kujdeset për djalin e saj

14:55 | 10 April 2019

Ata të dy janë çifti më i përfolur i momentit.

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit, deri tani kanë qenë shumë të hapur ndaj rregullave, kërkesave apo mënyrës sesi planifikojnë ta rritin djalin e tyre.

Midis shumë rregullave të vendosura nga aktorja, i fundit konsiston në çështjen e dados. Sigurisht, periudhën e parë pas lindjes, Fahriye do të ketë nevojë për ndihmë.

Por, pavarësisht se mund të përballojnë të punësojnë dadot më të mira në vend, aktorja ka zgjedhur të mos e bëjë diçka të tillë.

Personi i vetëm të cilës ajo do ia besojnë djalin e saj, është pikërisht mamaja e aktores. Mësohet se mamaja do të udhëtojë nga Gjermania drejt Turqisë dhe do të qëndrojë aty për sa kohë të ketë nevojë vajza e saj për ndihmë.

Për Fahriyen, askush nuk mund të kujdeset më mirë për djalin e saj, apo ta ndihmojë për gjërat që do ketë nevojë, më mirë se vetë mamaja e aktores.

Komento: