Grumbullimi i mbeturinave do të filloj nga data 1 korrik në Komunën e Klinës

14:45 | 30 Qershor 2026
grumbullimi-i-mbeturinave-do-te-filloj-nga-data-1-korrik-ne-komunen-e-klines

Kompania e Mbeturinave “Ambienti” ka njoftuar, qytetarët e Komunës së Klinës se do të filloj grumbullimi i mbeturinave me orar të ri të punës, duke filluar nga data 1 korrik.

Sipas njoftimit, grumbullimi i mbeturinave do të filloj me këtë orar: Orari i mëparshëm: 08:00 – 16:00, Orari i ri: 07:00 – 15:00.

Për shkak të temperaturave të larta, ekipet do të fillojnë punën nga ora 07:00, në vend të orës 08:00.

“Lusim të gjithë qytetarët që mbeturinat ti vendosin para shtëpive ose objekteve të tyre para orës 07:00, në mënyrë që grumbullimi të realizohet me kohë dhe pa pengesa”.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe kontributin tuaj në mbajtjen e një ambienti të pastër”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: