Grumbullimi i prindërve në oborret e shkollës, vjen reagimi i ministri Zemaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Grumbullimi i prindërve në oborret e shkollës, vjen reagimi i ministri Zemaj

13:45 | 16 Shtator 2020

Ditë me parë ka nisur viti I ri shkollor në gjithë Kosovën.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar shkollën ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, ku përmes një shkrimi në Facebook, tha se është shqetësuese grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve.

Ai apelon tek prindërit që të mos krijojnë grumbullime në oborret e shkollave dhe i inkurajon ata për kujdes të shtuar.

Zemaj tha respektimi i masave kundër COVID-19 në hapësirat shkollore ishin në nivelin e duhur.

Ja postimi i plotë i tij:

Gjatë vizitës në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, pash se respektimi i masave anti Covid, në hapësirat shkollore ishin në nivelin e duhur.

Shqetesuese është grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve.

Lus prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata për kujdes të shtuar.

Do të jemi çdo ditë në teren, pa paralajmërim në shkolla dhe institucione të ndryshme për të parë se si zbatohen masat anti Covid.

Respektimi i rregullave anti Covid, do të sjell sukses edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe arsimtarët!

Komento: