Grupi Friedkin i ofroi 1.2 miliard euro për blerjen e Milanit, Elliott Management mori këtë vendim

12:56 | 05 Mars 2020

Milan nuk prite të bëhet me pronar të ri, të pakten jo tani.

Grupi Friedkin, i cili është në prag të përfundimit të blerjes prej 720 milionë euro të Romës, i ofroi Elliott Management 1.2 miliard euro për blerjen e Milanit, por u refuzua.

Grupi amerikan, me qendër në Teksas, ka qenë në bisedime për të blerë Giallorossët për disa muaj dhe thuhej që marrëveshja është afër përfundimit.

Megjithatë, gazeta La Repubblica raportoi sot se gjoja grupi u përpoq së pari të blinte Milanin nga grupi Elliott Management.

E përditshmja nga Roma spekulon se Grupi Friedkin vendosi një ofertë prej 1.2 miliard eurosh në tavolinë për kuqezinjtë disa muaj më parë, e cila u refuzua nga Elliott Management.

Sapo u refuzua oferta e tyre, La Repubblica pretendon se Grupi Friedkin atëherë tërhoqi vëmendjen e tyre për të blerë Romën.

Pritet që marrja e pronësisë së Giallorossëve të përfundojë së shpejti, me përfundimin e kujdesit të duhur.

Roma kohëve të fundit lajmëroi humbje prej 87 milionë eurosh për gjysmën e parë të vitit financiar 2019-20.

Komento: