Gruaja rome është goditur fizikisht sërish sot.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas sul mit që ju bë sërish gruas rome.
Ahmeti ka thënë se përveç turpit të përgjithshëm që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit.
Ja postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Gruaja rome sul mohet prapë në Ferizaj
Kur dikush sul mohet njëherë, e sul mi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sul mohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet?
Përveç turpit të përgjithshëm që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren.
E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe su lme të tilla.