Guardiola-Barcelona, vjen lajmi i madh

11:30 | 16 Dhjetor 2019

Barcelona, raportohet se po vëzhgon situatën e Pep Guardiola në Manchester City, me synimin për një rikthim të mundshëm në Kataloni.

Guardiola javën e kaluar hodhi poshtë pretendimet se ai po mendonte të prishte kontratën e tij me kampionët mbrojtës të Ligës Premier, duke deklaruar se ai ishte i angazhuar për të parë marrëveshjen e tij deri në 2021 në Etihad Stadium,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, sipas raporteve në gazetën britanike Daily Express, La Blaugrana janë të vetëdijshëm që ish-shefi i tyre mund të largohet në vitin 2020, nëse përmbushen disa kushte të caktuara në kontratën e tij.

Guardiola vazhdimisht ka deklaruar se mbetet i vendosur për të arritur objektivin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me Cityn në tetëmbëdhjetë muajt e ardhshëm, megjithatë ai është me mendje të hapur për të ardhmen përtej kësaj.

Kësisoj, Barcelona është e gatshme te rikthejë në “Camp Nou”./ORAinfo/

Komento: