Guardiola befason për Haalandin

21:22 | 10 Dhjetor 2023

Guardiola nuk e di se sa do të mungojë Haalandi.

Pep Guardiola ka pranuar se nuk e di se sa kohë do të mungojë Erling Haaland.

Ylli norvegjez u largua nga ekipi për t’u përballur me Luton Town sot për shkak të lëndimit.

Sulmue 23 vjeçar kishte qenë gjithmonë i pranishëm në skuadrën e Manchester City në Ligën Premier këtë sezon.

Haaland ka nisur çdo ndeshje të ligës këtë sezon, duke shënuar 14 gola në 15 ndeshje.

Megjithatë, Guardiola tani ka zbuluar se Haaland ka një lëndim në këmbë.

Trajneri spanjoll deklaroi: “Ai ka një shqetësim në këmbë dhe pas ndeshjes së fundit e ndjeu atë. Ai nuk mund të luajë. Nuk e di sa kohë është jashtë”.

“Javë pas jave, ditë pas dite, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Manchester City ishte pa fitore në katër ndeshjet e fundit në ligë, por që triumfuan 2-1 ndaj Lutonit.

Komento: