Manchester City ka kaluar në finale të EFL Kupës, pasi mposhti Burtonin me rezultat të përgjithshëm 10-0.
Në këto dy ndeshje, portieri i Kosovës, Arijanet Muric ishte i pamposhtur.
Për këtë arsye ka marrë lavde edhe nga trajneri më i mirë në botë, Pep Guardiola.
“Ishte mjaft mirë, fusha ishte aq e rrezikshme, aq e rrëshqitshme. Ne bëmë një lojë të mirë, humbëm kalimin e fundit, por Burton kishte dy ose tre shanse të qarta. Muric ishte i jashtëzakonshëm. Ne jemi në finale“, ka thënë Guardiola.
Muric është afër të rinovoj kontratën me Cityn ku pritet të ketë rritje të ndjeshme të pagës.