Manchester City afër transferimit të Bennacer.
Manchester City është duke tentuar të transferojë Ismael Bennacer nga Milani në këtë afat kalimtar veror.
Sipas asaj që raporton Footmercato, Pep Guardiola e pëlqen lojën e mesfushorit dhe dëshiron të transferojë atë në Etihad Stadium.
22-vjeçari ka shumë përvojë në Angli, pasi kishte luajtur te Arsenali, duke u largua nga Emirates në vitin 2017, ku kaloi te Empoli.
Manchester City është i gatshëm që të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit, derisa Rossonerët i duan 40 milionë për kartonin e tij.
Në garë për algjerianin raportohet të jetë edhe Paris Saint-Germain, që kanë ofruar 30 milionë euro për shërbimet e tij.