Guardiola e do yllin e Real Madridit në Manchester City

17:26 | 23 Tetor 2021

Toni Kroos mund të largohet nga Real Madridi më herët se sa që pritej.

Guardiola dëshiron transferimin e Kroosit.

Manchester City është në kërkim të një mesfushori. Sipas mediave spanjolle, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, e dëshiron futbollistin e Real Madridit, Toni Kroos.

Gjermani ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023, por nuk e ka vazhduar ende atë.

Klubi anglez po tenton ta bindë 31-vjeçarin të transferohet në “Etihad”.

“Qytetarët” janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë për t’i siguruar shërbimet e gjermanit. Kroos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014 kur u transferua nga Bayern Munichu.

Komento: