Guardiola e ka ndarë mendjen, do ta drejtoj këtë ekip sezonin e ardhshëm

16:00 | 06 Mars 2022

Trajneri i Manchester City duket të jetë i kënaqur te ekipi i Premier Ligës.

Trajneri spanjoll, Per Guardiola u shpreh se është i kënaqur dhe do dëshironte ta dinte nëse lojtarët e tij duan të luajnë ende nën drejtimin e tij.

“Jam tepër i kënaqur nuk jam këtu për të lëvizur në një vend tjetër. Më duhet të ndjej se të gjithë veçanërisht lojtarët janë ende të qetë duke punuar me mua”, ishin fjalët e Guardiolës, përcjell lajmi.net.

Lidhur me rinovimin e mundshëm të kontratës ai tha se do duhet ta ndjejë.

“Duhet ta ndjej. Kjo është arsyeja pse e zgjata kontratën dy herë”, vazhdoi trajneri.

Guardiola u transferua në stolin e ‘Citizens’ në vitin 2016, pas një periudhe shumë të mirë te Barcelona dhe Bayern Munich.

Me Cityn ai gjithashtu pati suksese ku është këtë sezon po kërkon titullin e katërt në Premier Ligë, ai gjithashtu ka fituar Kupë FA, katër Kupa të Ligës dhe ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Komento: