Guardiola e kërkon hakmarrjen ndaj Realit

11:14 | 20 April 2023

Guardiola i lumtur për kualifikimin, e kërkon hakmarrjen ndaj Realit.

Pep Guardiola ndihet i lumtur që Manchester City e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” barazuan mbrëmë me Bayern Munichun 1:1 në “Allianz Arena”, por e kishin fituar lojën e parë në “Etihad Stadium” 3:0 dhe kjo ishte e mjaftueshme për të shkuar në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.

E tash, trajneri spanjoll po mendon për përballjen e dyfishtë me Real Madridit, në atë që po konsiderohet si finale para finales.

Kampioni anglez ishte mposhtur në një ndeshje dramatike nga “Los Blancos” në gjysmëfinalen e vitit të kaluar, ndërsa tash trajneri i Man Cityt e kërkon hakmarrjen.

“Gjysmëfinalja përsëri… lojtarët e ndiejnë shumë eksperiencën që e kishim në këtë garë, ata duan të bëjnë sa më mirë”, deklaroi “Guardiola për “BT Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai foli edhe për sfidën e dyfishtë me Bayernin.

“Ne e pamë veten në vështirësi në pjesën e parë dhe rezultati 4:1 nuk e shfaq realisht atë që u zhvillua në dy ndeshje. Fatmirësisht, ata i lëshuan rastet e tyre. Ne u mbrojtëm mirë dhe në pjesën e dytë ishim shumë më mirë. Ne duhet të kemi më shumë pasime kundër një ekipi me kualitet të tillë pasi kjo na mungoi. Përpos kësaj, i uroj krejt ata që janë pjesë e Manchester Cityt dhe i falënderoj tifozët që erdhën në Munich”, vazhdoi Guardiola.

Komento: