Guardiola e lartëson Milanin.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka folur për derbin e dyfishtë mes Milanit dhe Interit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Trajneri spanjoll e ka lartësuar mbi të gjitha ekipin Kuqezi, shkruan Gazeta Express.
“Jo, nuk ka asnjë befasi, futbolli italian është në ngritje. Napoli është shumë më përpara sesa Milani në kampionat dhe njerëzit mendojnë se Liga e Kampionëve është e njëjta gjë. Por, Milani megjithatë e ndërron çipin. I kujtoj Arriho Sacchin, Fabio Capellon, Franco Baresin, Paolo Maldnin, Costacurtan. Në fakt, ata janë historia. Dhe, kjo çon peshë. Për këtë, këto skuadra janë aq të forta”, deklaroi trajneri i Mancchester Cityt, ekip ky që në gjysmëfinale do të përballet me Real Madridin.
E fituesi i këtyre dy çifteve gjysmëfinale do të ballafaqohet në finalen e Stambollit.