Guardiola po bën një shitje të papritur në skuadër.
Manchester City është skuadra më rritjen më të shpejtë në Evropë në vitet e fundit.
Ndër vite, për të ndërtuar një skuadër konkurruese, pronarët nga ‘Etihad Stadium’, kanë shpenzuar shuma marramendëse në transferimin e lojtarëve.
Jo të gjitha këto transferime, kanë dalë të jenë të qëlluara.
Ka pasur jo pak raste, kur për lojtarë të caktuar janë shpenzuar shuma të mëdha, për t’u larguar ‘falas’ pastaj.
I njëjtë është rasti me Eliaquim Magala, që në vitin 2014 nga Manuel Pellegrini u ble për 30 milionë euro, ndërsa tani do të shitet nga Pep Guardiola për 2 milionë euro.
Janë turqit e Besiktas, që për 2 milionë euro, duan transferimin e Magala.