Guardiola: Interi ka histori më të madhe së City, por unë kam një plan për nesër.
Trajneri i Manchester City, pep Guardiola ia ka kujtuar shikuesve gjatë konferencës për shtyp para finales së Ligës së Kampionëve që në aspektin historik Inter është klub “më i madh” së City, por ai ka thënë se ka një plan se si të luftojë kundër kërcënimeve që vinë nga Zikaltërit të shtunën në mbrëmje
Guardiola e ka fituar këtë garë në dy raste të mëparshme, në një vit ai kishte humbur nga Interi në ndeshjen e fundit që pati në 2010 kundër tyre, por nuk ka arritur ta fitojë me ndonjë skuadër tjetër prej që u largua nga Barcelona.
I pyetur nëse ishte ëndërr apo një pasion që të bënte tërë këtë rrugë me City, i cili tashmë ka fituar Premier Ligën dhe FA Cup, Gruardiola u përgjigj: Absolutisht një ëndërr. Absolutisht”.
“Për të arritur gjëra, ju gjithmonë duhet të keni porcionin e duhur të pasionit, dëshirës. Pasioni është një fjalë pozitive por është një ëndërr e të gjithë neve”, tha ai.
City hynë në këtë finale si favorit nga bastoret, por Guardiola mbetet i fokusuar se gjithçka mund të ndodh në një ndeshje dhe që historia e favorizon Interin në terma të suksesit të tyre në Europë.
“Ne e dimë sa e rëndësishme është kjo garë, nuk mund të kontrolloj çfarë opinioni kanë njerëzit, vetëm do të fokusohemi në atë që ne dimë të bëjmë më së miri”, tha Guardiola. “Kam shikuar shumë ndeshje të Interit për të parë çfarë duhet të bëjmë ne”.
“Në fund, është një ndeshje futbolli. Skuadra që luan më mirë për 95 minuta do të fiton. Gjatë historisë, Interi janë skuadër me e madhe së ne. Kjo nuk është e rëndësishme. Çfarë është e rëndësishme është se ne nesër në ora 22:00 me kohën e Stambollit do të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë”.