Guardiola: Ndeshja me Arsenalin do të jetë një finale.
Manchester City ka shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur në shtëpi 3:1 Leicesterin në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.
John Stones kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur në minutën e pestë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Erling Haaland e dyfishoi epërsinë në minutën e 13-të kur realizoi nga penalltia.
Në të 25-tën ishte sërish Haaland që realizoi golin e dytë personal sonte dhe të tretin për Cityn.
Pas ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se ndeshja ndaj Arsenalit do të jetë një finale.
“Ne duhet të fitojmë, të fitojmë dhe të fitojmë. Për ne ishte e rëndësishme të fitonim sot për të arritur në ndeshjen me Arsenalin, që do të jetë një finale”, tha ai.