Guardiola gjen pasuesin e Artetas

12:46 | 05 June 2020

Guardiola më në fund gjen pasuesin e Artetas.

Manchester City janë të vendosur të emërojnë mentorin e vjetër të Pep Guardiolas, Juanma Lillo, si ndihmës trajner të spanjollit.

Lillo, i cili po ashtu është spanjoll, ka drejtuar në të kaluarën skuadra si Real Socieda, Sevilla dhe shkurtimisht ka qenë trajner i Pep Guardiolas te skuadra meksikane, Dorados Sinaloa, në vitin 2016.

Guardiola e ka përshkruar Lillon si një “mjeshtër” pas bashkëpunimit që kanë pasur në Meksikë.

Manchester City kanë qenë në kërkim të një ndihmës trajneri që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Mikel Arteta u largua për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Në pozitën e ndihmës trajnerit, Guardiola ka dështuar të bind Vincent Kompany për t’u rikthyer në ‘Etihad Stadium’, por së fundi përpjekje ishte bërë edhe për Xavi Alonson.

Por, pas gjithë këtyre tentativave, është vendosur për Lillon, i cili së fundi ka drejtuar skuadrën kineze, Qingdao Huanghai.

Komento: