Guardiola i mahnitur me Alonson: Wow, puna që ai po bën fantastike

15:21 | 27 February 2024

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka vlerësuar punën që po bën Xabi Alonso me Bayer Leverkusenin.

Guardiola theksoi se tani është pjesa më e rëndësishme e sezonit dhe nuk duhet nënvlerësuar Bayern Munichu.

“Uau! Puna që ai po bën, fantastike”, u shpreh fillimisht Guardiola.

“E vetmja skuadër e pamposhtur, që lufton me Bayernin. Tani është pjesa më e rëndësishme e sezonit”.

“Ata nuk mund ta fitojnë Bundesligën, mund ta humbin atë… sepse të gjithë mendojnë që u krye ajo punë”.

Leverkuseni është në vend të parë në Bundesliga me 61 pikë të grumbulluara, me tetë më shumë se Bayern Munichu që është në pozitën e dytë.

Xabi mund të shkruajë historinë me “Farmaceutikët”, pasi ky klub nuk e ka fituar asnjëherë më parë Bundesligan.

Përndryshe, Alonso kishte zbuluar vite më parë se ishte larguar nga Real Madridi në vitin 2014 për në Bayern pasi kishte dëshirë që të luante nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Komento: