Guardiola i shpallë “ luftë” Milanit për yllin 80 milionësh

21:51 | 31 Mars 2019

AC Milan kanë treguar interesimin e tyre për sulmuesin e Gremio Everton për disa kohë tani.

Rossonerët janë në kontakt me agjentin e lojtarit Gilmar Veloz por Leonardo do të duhet të ballafaqohet me konkurrencë të fortë për brazilianin përcjell ORAinfo.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, ekipet e Premier League janë gjithashtu të interesuar për lojtarin, e Manchester City në krye të listës.

Everton ka një klauzolë lirimi të vendosur në 80 milionë euro, me vlerë të llogaritur rreth 40 milionë./ORAinfo/

Komento: