Guardiola i shqetësuar para ndeshjes me Crystal Palace, kjo gjë po e ‘tmerron’

11:55 | 14 Prill 2019

Në rrugën për titullin e Premierligës, Manchester City do të ndeshet me Crystal Palace.

Fitorja është domosdoshmëri për ‘Citizens’, të cilët janë në luftë për titullin në katër gara të ndryshme këtë edicion.

Por, një statistikë e frikshme për Pep Guardiolan po qarkullon në internet, para përballjes me Crystal Palace.

Guardiola ka fituar 23 nga 27 përballjet e tij me trajnerët anglez në Premierligë. I vetmi anglez që e ka mposhtur Guardiolan është Roy Hodgson.

Hodgson do të ketë sot drejtimin e skuadrës së Crystal Palace, ku do të synojë fitoren. Një fitore e tij do të ishte dhuratë e madhe për Liverpool.

Komento: