Guardiola ia ka vënë syrin ish-lojtarit të Bayernit

20:26 | 10 July 2020

Ish-lojtari i skuadrës së Bayernit duket se është shënjestra e radhës e Guardiolës.

Pep Guardiola kërkon po interesohet për ish lojtarin e Bayern Munich.

Guardiola pati një aventurë mjaft të mirë me skuadrën e Bayern Munich, ku përcolli disa lojtarë tejet kualitativ.

Një ndër ta ishte edhe Pierre Emile Hojbjerg, për të cilin tashmë thuhet se Man City po interesohet.

Sipas raportimeve nga Britania e Madhe, Man City janë gati të shkojnë kokë më kokë me Tottenham dhe Ajax për nënshkrimin e Hojbjerg.

Mbetet të shihet se sa do të ofrojë Manchester City për kartonin e lojtarit.

Guardiola e pëlqente lojtarin edhe gjatë kohës sa ishte te Bayern Munich, përkundër se ai nuk kishte minutat maksimale.

Komento: