Guardiola konfirmon largimin e yllit të madh nga Man City

15:03 | 19 June 2020

Nga Manchester City pritet të largohet njëri ndër lojtarët me të mirë.

Pep Guardiola ka konfirmuar se Leroy Sane nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn.

Anësori spanjoll, do të largohet nga ‘Etihad Stadium’ nëse Manchester City merr një ofertë të pëlqyeshme, në të kundërtën, ai do të pres deri në vitin e ardhshëm, për t’u largur falas.

“Kur ne bëjmë një ofertë te një lojtar është sepse e duam atë”, ka deklaruar Guardiola,teksa fliste për situatën e Sane, përcjell lajmi.

“Ai ka kualitete speciale. Ne duam lojtarët që duan të luajnë për këtë klub për të arritur synimet. Ai është një djalë i mirë dhe unë e dua atë shumë. Nuk kam asgjë kundër tij, por ai dëshiron një tjetër aventurë”.

“Leroy ka refuzuar vazhdimin e kontratës. Të gjithë e dinë. Nëse në fund të sezonit, të dy klubet arrijnë marrëveshje, ai mund të largohet, nëse jo, ai largohet në fund të kontratës”.

E ardhja e Lorey Sane është në Bundesligë, ku ai po kërkohet nga Bayern Munich.

Komento: