Guardiola lavdëron lojtarët pas fitores ndaj Real Madridit: “Morën shpërblimin e merituar”

10:18 | 18 Maj 2023

“Morën shpërblimin e merituar”, Guardiola lavdëron lojtarët pas fitores ndaj Real Madridit.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u ka dhënë një lëvdatë të veçantë yjeve të ekipit të tij, pasi ata vulosën një vend në finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores së thellë ndaj Real Madridit.

City erdhi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Real Madridit me barazim 1-1, por dominuan Los Blancos në ndeshjen e dytë në shtëpi, duke fituar 4-0 dhe duke pasur raste për të shënuar edhe më shumë.

“Këta djem e kanë bërë për shumë vite dhe sot kanë marrë shpërblimin që meritojnë. Një finale kundër një skuadre italiane”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Kur në short ishte Real Madridi , thashë e dua atë. Sot ishte aty. Jam shumë i kënaqur për organizimin, kryetarin, pronarin dhe lojtarët”.

“Kisha ndjesinë këto ditët e fundit se kishim një përzierje qetësie dhe tensioni për të luajtur këto lloj lojërash”.

“Pas 10 apo 15 minutash pata ndjesinë se gjithë dhimbja që patëm gjatë një sezoni të kaluar ishte sot aty. Ishte shumë e fortë dhe e vështirë këtu sezonin e kaluar – ne luajtëm në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si luajtëm sot”.

“Më kujtohet se në një intervistë Toni Kroos tha se Real Madridi ishte i veçantë sepse mund të ishin mundur 10-2 në Etihad”.

“Kur një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një nga më të mirët që kam stërvitur ndonjëherë, thotë ashtu, atëherë ne ishim në rrugën e duhur. Ishte e vështirë mënyra si humbëm”.

“Duhet të gëlltisësh helm dhe të gëlltisësh gjithçka, të jesh i sjellshëm dhe futbolli dhe sporti të japin gjithmonë një shans tjetër. Ne e pranojmë humbjen dhe sot ishim aty”.

“Futbolli dhe jeta të japin gjithmonë një mundësi dhe gjëja e rëndësishme është të mos dorëzohesh kurrë dhe të provosh më”.

“Gjëja e rëndësishme është të jemi aty dhe jemi një ndeshje larg fitimit të Ligës Premier. Nëse ndodh, ne jemi tre vite radhazi fitues të Ligës Premier dhe dy herë në një finale të Ligës së Kampionëve dhe një gjysmëfinale dhe kjo është qëndrueshmëri”, përfundoi trajneri i Cityt.

Komento: