Guardiola ka bërë një deklaratë befasuese për yllin e skuadrës.
Pep Guardiola është i gatshëm të lejojë largimin e Leroy Sane këtë afat kalimtar të verës.
Anësori gjerman ka qenë i lidhur me një rikthim në Gjermani, ku po kërkohet nga Bayern Munich.
Siç raporton Mirror, Pep Guardiola do të lejojë shitjen e Sane, nëse lojtari dëshiron transferimin te Bayern Munich.
Tekniku spanjoll raportohet të ketë thënë se te Manchester City dëshiron vetëm lojtar që janë të lumtur me qëndrimin aty.
Sane, i lindur në vitin 1996, po vlerësohet rreth 115 milionë euro nga Manchester City.
Ky çmim i lartë, mund të jetë pengesë për Bayern Munich për finalizimin e këtij transferimi.