Guardiola me fjalë të ‘mëdha’ për skuadrën e Liverpoolit

14:56 | 21 Prill 2019

Skuadra e Liverpoolit ka marrë disa lavdata nga Pep Guardiola.

Spanjolli ka thënë se ‘The Reds’ janë një nga skuadrat më të mira që ai ka parë ndonjëherë në jetën e tij.

Guardiola me skuadrën e tij janë në një garë shumë të ngushtë me Liverpool, ku aktualisht gjendën në pozitën e parë me një pikë më shumë sesa skuadra e Klopp, e cila sot luan ndeshjen me Cardiff ku me tri pikët eventuale do të kalonte në krye të tabelës.

Përkundër këtij rivaliteti, ish trajneri i Bayern Munich dhe Barcelonës nuk ka kursyer fjalët e mira për skuadrën e Jurgen Klopp.

“Titulli është në duart tona. Çdo ditë me këta lojtarë, pa marrë parasysh se çfarë ndodh, ne do të luftojmë deri në fund” ka thënë Guardiola.

“Ne do të shohim se sa larg mund të shkojmë. Ne po luftojmë me Liverpoolin më të mirë ndonjëherë, me një nga skuadrat më të mira që kam parë në jetën time” ka thënë tutje spanjolli.

Testi i radhës për skuadrën e Pep Guardiolas do të jetë më i vështiri i mbetur (në letër). Të mërkurën skuadra e tij do të përballet me rivalët e qytetit, Manchester United.

Komento: