Guardiola me paralajmërim të fuqishëm për yllin e Manchester Cityt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Guardiola me paralajmërim të fuqishëm për yllin e Manchester Cityt

19:01 | 28 Janar 2019

Pas lëndimit, Kevin De Bruyne është rikthyet në skuadrën e tij.

De Bruyne e ka kaluar me sukses lëndimin dhe është kthyer t’i ndihmoj skuadrës së tij, duke shënuar gol në ndeshjen e garave të Kupës FA.

Por, trajneri Guardiola ka paralajmëruar atë se duhet bërë një punë e madhe për tu barazuar me Bernardo Silvan.

“De Bruyne e di se pozita e tij i takoi Bernardo Silva dhe Bernardo Silva ishte lojtari më i mirë që kemi pasur deri më tani” ka thënë Guardiola.

“Ai është konsistent si në fazën e sulmit ashtu edhe në mbrojtje. Ai jep asistime dhe bën gjithçka” ka thënë tutje spanjolli.

Duket se Guardiola nuk do ta lë aq lehtë në bankën rezervë yllin portugez.

Komento: