Guardiola merr shembull Interin, ja çfarë thotë për të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Guardiola merr shembull Interin, ja çfarë thotë për të

19:08 | 13 Dhjetor 2018

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se Interin e zuri gjumi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fundit, me çka i kushtoj eliminimi.

Guardiola, e ka marrë shembull Interin për të treguar se klubet duhet të jenë të vëmendshme në çdo ndeshje në garat evropiane, duke thënë se Interi e zuri gjumi për pak dhe tani ka rënë në Evropa Ligë.
Në ndeshjen e së martës në San Siro, mes Tottenhamit dhe PSV-së, Hirving Lozano i kaloi mysafirët në epërsi herët në ndeshje, duke shfrytëzuar një gabim trashanik të mbrojtjes zikaltër. Mauro Icardi u kundërpërgjigj duke shënuar me kokë një çerek lojë para fundit, transmeton Gazeta Express.

Fitorja do të nënkuptonte kualifikim në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve për Interin, megjithatë Lucas Moura i Tottenhamit arriti ta shënojë golin e barazimit në minutën e 85-të, duke ia siguruar skuadrës së tij kualifikimin. Tani, Interi do të luajë në Evropa Ligë për pjesën tjetër të sezonit.

“Kualiteti i lojtarëve në Evropë do të thotë se të gjithë kanë skuadra të mira. Klubet e mëdha kanë mbetur jashtë. Interi është një skuadër e jashtëzakonshme dhe tani janë në Evropa Ligë”, ka thënë Guardiola.

“Shumë, shumë klube të mira janë aty. Nëse një ditë të zë gjumi, do të mbetesh në Evropa Ligë. Për këtë arsye, jam i kënaqur që ne (Manchester City) jemi në mesin 16 skuadrave më të mirë në Ligën e Kampionëve”.

“Sipas meje, kur një ekip si Manchester City kualifikohet nga faza e grupeve, është një sukses i mrekullueshëm”.

Manchester City e ka siguruar kualifikimin si fitues i grupit në fazën e eliminimit direkt. Kundërshtarët e tyre të mundshëm për 1/8 e finales janë: Roma, Ajaxi, Schalke dhe Atletico Madridi.

Komento: