Pas sjelljes së Haaland, Phillips dhe Gomez, kampionët e Premierligës nuk presin ndonjë nënshkrim të mëtejshëm të verës.
Pep Guardiola beson se Manchester City e ka përfunduar biznesin e tyre në afatin kalimtar, përveç nëse diçka e papritur ndodh para afatit, përcjell ORAinfo.
Kampionët e Premier League kanë shtuar Erling Haaland nga Borussia Dortmund, mesfushorin e Leeds, Kalvin Phillips dhe mbrojtësin e majtë Sergio Gomez nga Anderlecht për një tarifë të kombinuar prej 104 milionë £ (123 milionë dollarë).
Sulmuesi Julian Alvarez gjithashtu është bashkuar me skuadrën pasi u nënshkrua nga River Plate në janar dhe Guardiola nuk po kërkon të sjellë ndonjë fytyra të re nëse dikush nuk largohet./ORAinfo/